Spitali Amerikan ka bërë implantimin e pajisjes tre dhëmbëzore për sinkronizimin e zemrës

Spitali Amerikan ka bërë implantimin e pajisjes tre dhëmbëzore për sinkronizimin e zemrës

Edhe pse është transferuar nga QKUK në Spitalin Amerikan pa vetëdije, pacienti Shemsi Elshani, ka arritur që 10 minuta pas përfundimit të operacionit 3 orësh të ngrihej i vetëm në këmbë. Ndërsa ky është operacioni i parë i kësaj natyre që është realizuar në Kosovë nga stafi mjekësor i Spitalit Amerikan. Me këtë rast, pacienti i shtrirë në këtë spital dukej ta ketë marrë veten shumë mirë menjëherë pas operacionit. Elshani tha për KosovaPress se më parë vuante nga probleme me frymëmarrje dhe lodhje e madhe, përderisa tashmë ndjehet shumë më mirë. Ndërsa kardiologu Edis Demiri tha se ky lloj operacioni ka rrezikshmëri të moderuar, porse i mundëson pacientëve që kanë probleme me zemër të zgjeruar, rikthim në përmasa normale. Ai shpjegoi se rezultati i operacionit të sotëm është shumë i mirë pasi që pacienti është mirë dhe brenda dy ditësh planifikojnë ta lirojnë nga spitali. Ndërsa mjeku nga Kroacia, Sandro Brusich kishte ardhur për të ndihmuar dr. Demirin meqenëse kjo ishte hera e parë që një operacion i tillë po kryhej në Kosovë. Për këtë, Brusich u shpreh i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin edhe në të ardhmen, në mënyrë që edhe pacientë të tjerë të kenë mundësinë të evitojnë problemet që kanë me zemër. Për ndërhyrjen e  sotme, kirurgu kroat tha se pacienti ka reaguar shumë mirë ndaj kësaj baterie. Spitali Amerikan me lokacion të ri “Rr. Shkupi”, nr 25, pranë rrethit të spitalit në Prishtinë, është gjithmonë në kërkim të perfeksionit për t’i ofruar pacientëve një trajtim mjekësor profesional.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …