Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se në bazë të vlerësimeve profesionale të komitetit, Spitali i Vushtrrisë do t’i kthehet punës normale. Ai ka thënë në një postim në rrjetin social se pacientët e konfirmuar apo të dyshuar me COVID në këtë spital do të transportohen brenda tri ditëve në Klinikën Infektive në QKUK. Po ashtu ka thënë se po bëhen përgatitjet e nevojshme për rifillim të punës në ambulancat specialitike në SHSKUK.
