RTK

SPRTK: Në RTK marrin rroga 1034 të punësuar, ndërkohë shpallet konkurs edhe për pranimin e 15 të tjerëve

Sindikata e Pavarur e RTK-së reagon ashpër kundër konkursit për punësime të reja në RTK, të shpallur para disa ditësh nga drejtuesit e RTK-së. Hyrja në obligime të reja në kohën kur RTK po përballet me vështirësi të mëdha financiare, si pasojë e një keqmenaxhimi afatgjatë, do të thotë falimentim për Transmetuesin Publik. Një veprim i tillë është në kundërshtim edhe me raportet e audituara, në të cilat  në vazhdimesi është thënë që të mos ketë punësime të reja për shkak se rrezikohet seriozisht funksionimi i mëtutjeshëm i Transmetuesit Publik.

 Perveç punësimeve në RTK-TV, drejtuesit e RTK-së kanë shpallur konkurs edhe në Radio Kosovë. Është jashtë çdo logjike normale të ketë punësime të reja në Radio Kosovë, kur dihet se aty, aktualisht janë të sistemuar rreth dyqind (200) të punësuar.

Sipas publikimeve të RTK-së, në fund të vitit 2019, RTK kishte 796 të punësuar të rregullt dhe 238 bashkëpunëtorë të jashtëm, që i bie gjithsej 1034 të punësuar.

SPRTK kërkon nga organi drejtues dhe mbikëqyrës i RTK-së, Bordi i saj, që të ndërmarrë të gjitha masat në mënyrë që ky konkurs të anulohet menjeherë.

Gjithashtu, Bordi duhet te marrë vendim që të ndalen të gjitha punësimet në RTK, deri në zgjidhjen përfundimtare të borxheve milionëshe, hapësirave të punës dhe financimit të qëndrueshëm. Anëtarët e rinj të bordit e kanë mundësinë ta dëshmojnë se në këto pozita janë  për të mirën e Transmetuesit Publik, dhe të mos veprojnë si shumica e anëtarëve të Bordeve të kaluara të cilët për përfitime personale e familjare, i mbyllnin sytë e veshët para vendimeve degraduese të Menaxhmenteve të RTK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …