Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizikë që punojnë në QKUK dhe spitalet tjera të vendit do të protestojnë nesër (e premte). Në njoftimin e kësaj sindikate është bërë me dije se protesta do të zgjasë një orë. “Nesër me datë 11.09.2020 nga ora 13:00 deri 14:00 të gjithë punëtorët teknikë si dhe ata të sigurimit fizikë, të cilët punojnë në QKUK, në spitalet rajonale, në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe ambulancat, do të protestojnë për një orë, në vendet e tyre të punës”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate. Kjo protestë do të mbahet për shkak të mospërfshirjes së këtyre punonjësve në listën për marrjen e 300 eurove nga shteti, për rrezikshmërinë në punë nga pandemia.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …