Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, përmes një komunikate për media, i ka kërkuar ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, Inspektoratit të Punës dhe pronarët e kompanive që të kujdesen për shëndetin e punëtorëve në këto ditë kur po mbretërojnë temperaturat e larta në vendin tonë. Edhe më herët ka apeluar që të bëhet reduktimi i orarit të punës ose puna të bëhet me dy ndërrime, para dhe pasdite. Kjo sindikatë thotë se për çdo jetë të humbur përgjegjës do të jetë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe pronarët e kompanive. “Shteti ka mekanizmat e vet, njëherit edhe obligimet e veta, që të merret seriozisht me këtë çështje andaj çdo humbje jete e këtyre punëtorëve përgjegjës direkt do të jetë Ministria e Punës me mekanizmat e saj dhe pronarët e kompanive”, përfundon deklarata.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …