Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndajë një fond simbolik prej 100 mijë eurosh për rastet e punëtorëve që po vdesin në vendet e tyre të punës. Kjo shumë vjetore do të ishte një ngushëllim simbolik i shtetit tonë ndaj kësaj kategorie te punëtorëve. Ne ju inkurajojmë që të merreni me këtë problematikë, në të kundërtën ne si sindikatë jemi të obliguar që të krijojmë një fond të veçantë për punëtorët e vdekur në vendet e tyre të punës, pasi nuk mund të jemi spektatorë të ngjarjeve, thuhet në kërkesën e SPSPK-së. Ndryshe, siguria në punë nuk është në nivelin e duhur, dhe pothuajse 95% të rasteve të vdekjeve në vendin e tyre të punës i takojnë kategorisë më të ulët sociale, dhe ku shpesh herë familjet e këtyre rasteve ballafaqohen me mungesën e mjeteve për ceremoninë e varrimit si dhe traditën e pamjeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …