SPSPK: Puntorët e sektorit privat po përballen me mungesa të masave mbrojtëse por shumë prej tyre edhe po largohen nga puna

SPSPK: Punëtorët e sektorit privat nuk po kanë masave mbrojtëse por shumë prej tyre edhe po largohen nga puna

“Punëtorët e sektorit privat ende po përballen me mungesa të masave mbrojtëse nga Covid 19”. Kështu ka bërë të ditur kryetari i SPSPK-së, Jusuf Azemi në një konferencë për medie. Ai tha se këtë e kanë vërtetuar pas disa vizitave nëpër kompani. Por sipas Azemit shumë kompani janë duke larguar nga puna punëtorët e tyre në mënyrë individuale dhe grupore. Gjatë kësaj konferencë Azemi ka thënë gjithashtu se mirëpresin Pakon Emergjente Fiskale të miratuar të hënën nga Qeveria e Kosovës por kanë thënë se aty nuk përfshihen edhe 150 mijë punëtorë pa kontrata. Sipas tij për këta punëtorë e kanë informuar Qeverinë me kohë madje kanë kërkuar edhe takim me ministrin e financave e që nuk kanë marrë përgjigje.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …