SQARIM NGA KOMUNA E FERIZAJT

Komuna e Ferizajt sqaron qytetarët se furnizimi me inventarë shkollor i shkollës “Besim Rexhepi” në Komogllavë është përgjegjësi e Ministrisë së Arsimit

Sot, televizioni lokal “Tema” përmes një kronikë me titull “Shkolla e re ende e pakryer, prindërit fillojnë me protesta”, ku objekt trajtimi ka shkollën “Besim Rexhepi” në Komogllavë, nuk arriti të sqaroj opinionin publik lidhur me një çështje të rëndësishme kompetencash në mes të nivelit qendror e lokal.

Sa për sqarim të opinionit publik, theksojmë se:

Objekti i ri i shkollës “Besim Rexhepi” në Komogllavë është plotësisht i gatshëm për të filluar mësimin, mirëpo mungon inventari shkollor e që në këtë rast, furnizimi me inventarë i shkollave është përgjegjësi kryekëput e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e në asnjë rast nuk është përgjegjësi apo kompetencë e nivelit komunal. Për këtë, Drejtoria e Arsimit, disa herë ka dërguar shkresë zyrtare në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës si dhe ka zhvilluar vazhdueshëm kontakte me zyrtarët përgjegjës të nivelit qendror, që sa më parë të ndodh furnizimi me inventarë i kësaj shkollë, porse deri më tash, pa fajin e as përgjegjësinë e Komunës, kjo gjë nuk ka ndodhur.

Së dyti, në shumëllojshmërinë e temave që trajton kjo kronikë e vetme, sqarojmë se:

Drejtoria e Arsimit ka siguruar asistent për fëmijët me nevoja të veçanta në këtë shkollë, ku edhe nga kronika fare lehtë mund të shihet kontradikta ku njëra palë deklarohet se asistentja për fëmijë në nevoja të veçanta është së paku 3 herë në javë në këtë shkollë, kurse pala tjetër deklarohet se është prezente dy herë në javë. Pra, Drejtoria e Arsimit, me të gjitha mundësitë e saja buxhetore ka arritur të siguroj stafin e nevojshëm për fëmijët me nevoja të veçanta jo vetëm në këtë shkollë por edhe në shkolla tjera të Komunës së Ferizajt, madje shto kësaj se në këtë shkollë është dërguar edhe psikologu.

Fare në fund, duke bashkëndjerë me shqetësimet e banorëve të Komogllavës, Drejtoria e Arsimit siguron se ka bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme tash e sa kohë, që fillimisht objekti i ri shkollor në këtë fshat të përfundohet, gjë që ka ndodhur, mirëpo përtej kompetencës së saj, nuk mund të veproj jo Drejtoria e Arsimit, por asnjë instancë tjetër komunale, përderisa furnizimet e tilla si ky me inventarë shkollor, furnizimi madje edhe me material zyrtar, është bartur tash e sa kohë, duke e centralizuar si kompetencë e nivelit qendror.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …