Sqarim nga komuna e Ferizajt

Zyrtari komunal i arrestuar sot, dyshohet për projektin e vitit 2016 për rregullimin e Stadiumit “Ismet Shabani” në Ferizaj. Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka arrestuar zyrtarin komunal, S.B nën dyshimet e organeve të ndjekjes për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në lidhje me projektin e vitit 2016, të rregullimit të Stadiumit Futbollistik të Qytetit “Ismet Shabani” në Ferizaj. Komuna e Ferizajt, përmes kësaj deklarate, sqaron qytetarët dhe opinionin publik, se dyshimet mbi të cilat është bërë arrestimi i zyrtarit komunal të lartcekur, janë për një investim të vitit 2016, pra të qeverisjes së kaluar, andaj çdo dezinformim apo lidhje me qeverisjen e tanishme, nga qarqe e eksponentë politik opozitar, është tentativë e hapur për mashtrim të opinionit publik, për pak vëmendje mediatike apo politike. Komuna e Ferizajt, rezervohet të komentoj çfarëdo qoftë mbi ecurinë dhe zhvillimet e hetimeve mbi këtë rast, duke mundësuar organet hetimore dhe të drejtësisë të bëjnë punën e tyre, konform legjislacionit në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …