SQARIM NGA MINISTRI I INFRASTRUKTURËS PAL LEKAJ, PËR MËNYRËN E DHËNJES SË LEJEVE PËR “FLUTURIME CHARTER”

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, sqaron opinionin publik lidhur me mënyrën e dhënies së lejeve për “fluturime charter”. Në vijim po u japim të plotë sqarimin e ministrit Pal Lekaj:

“Duke qenë të indinjuar me çka ka ndodhur dje, “deportimi i shtetasve turq nga Kosova”. Për opinionin e gjerë publik me duhet të sqarohem për sa i përket anës ligjore të dhënies së lejes për fluturime charter (apo ad hoc) për të gjitha rastet por edhe për rastin në fjalë. Bazuar në nenin 5 të rregullores mbi kërkesat për linja të përkohshme të Aeroplanëve, Ministria e Infrastrukturës lejon të gjitha fluturimet të cilat i përmbushin kërkesat sipas rregullores 2015/2 për aprovimin e fluturimeve charter dhe jo – HPEA. Afati për aplikim duhet të jetë 3 ditë pune dhe ka të bëjë vetëm për kohë të mjaftueshme me qëllim të verifikimit të dokumentacionit dhe jo afat pas të cilit duhet të lëshohet leja. Prandaj i bëjë thirrje të gjithëve që të ruajnë veten nga çfarëdo “ekspertizë” edhe të leximit të rregullave të Aviacionit Civil të Kosovës edhe asaj ndërkombëtare, nuk kemi pse tentojmë të hedhim fajin të dikush që për sa i përket Aviacionit Civil, e bënë vetëm rregullimin ekonomik, të drejtat e trafikut ajror, ndërsa sipas ligjeve në fuqi me atë që quhet “Siguria” dhe “Sigurimi” i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, merren organet e sigurisë. Duke qenë kështu, e them me përgjegjësinë më të lartë se asnjë njeri i Aleancës nuk ka qenë i përfshirë. Çka do që është shkruar ka qenë dhe është e pa vërtet dhe tendencë për të manipuluar opinionin”, thuhet në sqarimin e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …