Për informimin e drejtë të qytetarëve të Komunës së Ferizajt, përkitazi me shpifjet e deputetëve të pozitës dhe opozitës lokale në Ferizaj, sqarojmë se mbrëmjet muzikore që po organizohen në sheshin “Ramadan Rexhepi” janë organizime private, për të cilën Komuna ka lëshuar vetëm pëlqimin për organizimin e tyre. Çdo tentativë tjerë për të paraqitur ndryshe këto ngjarje, është tentativë për manipulimin e publikut.