Pranojmë me keqardhje se në vend të fotos së Nazim Qehajes, në shkrimin e tij lidhur me veshjen e pamoralshme të disa femrave shqiptare, është postuar gabimisht fotoja e Florian Qehajes, të cilit i kërkojmë falje edhe me këtë rast. Ndërkohë është përmirësuar gabimi që ka qenë teknik. Sa i përket përmbajtjes së shkrimit të Nazim Qehajës ne jemi mbështetur në reagimin e disa OJQ-ve lidhur me shkrimin e tij, duke e interpretuar kontestin dhe përmbajtjen që pasqyron mendimin e dr. Nazim Qehajës. Radio-Kosova e Lirë, ka mbajtur dhe do të mbajë qëndrim kundër degradimit të vlerave njerëzore e kombëtare nga individë dhe klane të caktuara të profeterisë kriminale. Në këtë segment ne mbështetim të gjithë ata intelektualë, studiues, patologë, me të cilët na përputhen mendimet e qëndrimet, sidomos nëse ato drejtohen kundër pederastisë, lezbeizmit, heterogamisë kundër lakuriqësisë, pornografisë dhe shëmtimeve të tjera të shumta e të përditshme. Për këtë qëndrim nuk i japim llogari askujt, në emër të shprehjes në mendimit të lirë e të pavarur, në emër të njerëzisë e moralit njerëzor e kombëtar. (RKL)
Kontrolloni gjithashtu
BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme
Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …