Në një vizitë zyrtare që po e zhvillon ministri malazez për Punë të Jashtme Srdjan Darmanoviq në Kosovë është takuar me zëvendës-kryeministrin e parë, njëherësh ministrin e Jashtëm, Behxhet Pacolli. Pas takimit Darmanoviq ka folur për një sërë çështjesh siç është dialogu i Serbisë me Kosovën, ku tha se ata e mbështesin këtë dialog dhe shpresojnë që të arrihet marrëveshje mes tyre. “Mali i Zi është i përkushtuar në stabilitetin i cili është i lidhur me BE-në. Sigurisht do gjenerojmë sukses ekonominë në të gjitha vendet. E mbështesim edhe dialogun Kosovë Serbi, dy anët duhet të arrijnë një marrëveshje. Ne sot kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve. Kemi diskutuar është për shumë çështje, shpresojmë që komiteti jonë malazez të njihet në kushtetutë”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …