Regjisori i mirënjohur serb i filmit, Srdjan Dragojeviq, në disa postime të tij, kritikon ashpër regjimin në Serbi, si në të kaluarën ashtu edhe tani. Në një postim të botuar dje, Dregojeviq në mënyrë të qartë u shpreh se Kosova është e pavarur dhe se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi. Është turp për Serbinë që presidenti i vendit është një njeri si Vuçiqi, i cili publikisht kishte kërcënuar se do të vriste 100 myslimanë për një serb. Dragojeviq, me këtë rast i ka kujtuar publikut serb fjalimin e Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë ku ai kishte kërcënuar për vrasjen sistematike të boshnjakëve me besim islam, duke bërë një analogji midis gjenocidit të kryer në Srebrenicë nga regjimi i Milosheviqit, në kohën kur Vuçiq ishte ministër i informimit. Ai e ka akuzuar Vuçiqin si inspirues të gjenocidit. Në një postim të sotëm Drgojeviq shkroi se gjatë viteve 1990, sistemi shtetëror serb në Kosovë ishte aparteid. Duke u mbështetur në faktet e tilla edhe nga përvoja personale, ka nënvizuar se krejt pak njerëz sot në Serbi i pranojnë krimet e tilla. Pas pak, Dragojevic foli shumë qartë për fenomenin e “pushimit javor çetnikëve”, të cilët gjatë luftës nga Serbia shkuan në Bosnje për të plaçkitur e për të vrarë. Postimet e Dragojeviçit kanë provokuar reagime të shumta, dhe përveç atyre që shfaqen me fjalë mbështetjeje në profilin e tij, ka edhe shumë kundërshtarë. Dragojevic është njëri nga kineastët më të njohur në Serbi pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, dhe filmat e tij janë ndër më të shikuarit nga publiku serb. (Al-Xhazira)
Kontrolloni gjithashtu
Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !
Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …