Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues për të kërkuar hapjen e tërësishme për bizneset

SSHCK dhe SPAK sot mbajnë protestë nga ora 11:00 deri në 12:00 në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë

Kryesitë ekzekutive të SSHCK-së dhe SPAK-ut në mbledhjet e mbajtura më datën 19.11.2021 vlerësojnë gjendjen e nënpunësve civil në mbarë Administratën Publike të Kosovës dhe pas presionit të antarësisë së gjerë lidhur me injorimin nga ana e Qeverisë së Kosovës në realizimin e kërkesave thelbësore siç janë: Ligji i Pagave, buxhetimi i mjeteve për implementimin e ligjit të pagave në ligjin për buxhet për vitin 2022, Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, Sigurimi Shëndetësor, Njohja e përvojës së punës të gjithë zyrtarëve publik – SHC të dëbuar padrejtësisht dhe me dhunë nga puna gjatë viteve të 90-ta, caktimi i pagës minimale si dhe tendenca për frikësimin dhe politizimin e Shërbimit Civil përmes plotësim ndryshimit të ligjit për zyrtarët publik vlerësoj se Qeveria e Kosovës nuk është duke shprehur gadishmëri të plotë për të diskutuar lidhur me këto kërkesa  substanciale të adresuara nga SSHCK- ja dhe SPAK-u.

Andaj, konform Ligjit mbi Organizimin Sindikal në Kosovë Nr. 04/L-011, si dhe Ligjit për Tubimet Publike Nr. 03/L-118 Sindikata e Shërbimit Civil e Kosovës si dhe Sindikata e Pavarur e Administratës e Kosovës morën këtë vendim për:

PROTESTË

Protesta do të mbahet më datën 26.11.2021 duke filluar nga ora 11:00-12:00 në Sheshin “Skënderbeu” në  Prishtinë.

Numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar përshkak të gjendjes pandemike.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …