Kryetari i Sindikate së Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi ka deklaruar se sektori privat i punësimit në Kosovë, është i skllavëruar dhe për këtë shkak, të rinjtë po e braktisin vendin. Duke folur për kushtet e punës dhe pagat në sektorin privat, gjatë intervistës për Ekonomia Online ai ka deklaruar se punëtorët e sektorit privat në Kosovë, mungesa pagës së dinjitetshme ka bërë që punëtorët e sektorit privat në Kosovë,të konsiderohen të skllavëruar dhe të cilët po punojnë veç për të siguruar bukën e gojës. “Rritja e çmimeve e obligon Qeverinë që të rrit pagën minimale, por ende nuk ka lëvizje. Apeloj Qeverisë të ulemi në tavolinë t’i zgjidhim këto probleme. Viti 2022 këta punëtorë të kësaj kategorie duhet ndryshuar përndryshe këta ikën. Deri me 31 dhjetor do t’i propozojnë kryeministrit pagën minimale, duke apeluar që Qeveria të diskutojë me ta ngase të rinjtë po ikin nga Kosova, ka alarmuar kryetari i Sindikate së Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi. Edhe qytetar të rëndëmot kanë deklaruar se e kanë përkrahur dhe votuar Kurtin sepse ai është zotuar se pas ardhjes në pushtet, do të angazhohet dhe do ta përmirësoj mirëqenien e tyre por tani që është në krye të Qeverisë, nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Për në edhe 5 cent me pas rritje, është e papërballueshme ndërsa çmimet e artikujve janë rritur shumë më shumë e pagat aspak, kanë deklaruar disa qytetar, njofton Ekonomia Online.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …