Stacioni i policisë në Suharekë, më i miri në rajon

Në takimin e rregullt të KKSB-së ( Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), i pari për këtë vit që e kryesoi kryetari i Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj, janë diskutuar tema të ndryshme si: 1. Vlerësimi i përgjithshëm i sigurisë në territorin e Komunës së Suharekës; 2. Analizimi i vjedhjeve në territorin e Komunës së Suharekës; 3. Rritja e vetëdijes së institucioneve dhe bashkëpunimi me komunitetin si dhe 4. Identifikimi i personave të cilët tregojnë sjellje ekstreme. Në dy pikat e para ka raportuar komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi,i cili ka bërë analizë të gjendjes së sigurisë në Komunë duke e krahasuar vitin 2016 me atë 2015. Sipas të dhënave të raportuara del se gjendja e sigurisë ka qenë dukshëm më e mirë gjatë vitit 2016. Ai ka shtuar se numri i veprave penali ka shënuar ulje për 26% më pak se në vitin 2015, pastaj ka rritje të zbulueshmerisë së këtyre rasteve për 22%. Rezultatet që kemi arritur, fal punës së palodhur dhe angazhimit të pjesëtarëve të policisë, kemi arritur që me rezultate të jemi stacioni më i mirë në rajon ka thënë në fjalën e tij komandanti Lumi. Për punën e mirë, angazhimin dhe rezultatet e arritura, kryetari Asllanaj ka falënderuar pjesëtarët e policisë dhe i ka përgëzuar ata për suksesin e treguar. Për 4 pikat e rendit të ditës janë dhënë konkluzione të përbashkëta nga anëtarët e KKSB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …