Stadiumi i Prishtinës – rreth 70 % e punimeve janë kryer

Në vazhdën e inspektimit të investimeve të shumta që po realizon Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpër gjithë Kosovën, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së sportit dhe plotësimit të standardeve ndërkombëtare, ministri Kujtim Shala, i shoqëruar edhe nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka parë sërish punimet që po zhvillohen në Stadiumin e Prishtinës, që është investimi më i madh i MKRS-së në fushën e sportit deri me tani.

Ministri Kujtim Shala u shpreh shumë i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e punimeve, dhe shtoi se ky është lajm i jashtëzakonshëm për futbollin e Kosovës, sidomos për kombëtaren, meqë shpejt këtu pritet që te zhvillohen ndeshjet kualifikuese.

Ministri Shala po ashtu u shpreh se pas plotësimit të kritereve të kërkuara nga UEFA, dhe pas punëve shtesë që kanë dalë si rezultat i këtyre kritereve për plotësimin e kategorisë së katërt, punimet tanimë po zhvillohet shumë mirë.

Ndërkaq inxhinieri i firmës kontraktuese u shpreh se po punohet me intensitet të shtuar, dhe sipas tij, deri me tani janë kryer rreth 70 % e punimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …