FSSHK: Sistemit shëndetësor në vend i mungojnë rreth 5 mijë punëtorë, kjo duhet tëishte shqetësim shtetëror

Stafi mjekësor në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është duke e vazhduar grevën e filluar të hënën

Stafi mjekësor në QKUK është duke e vazhduar grevën e cila ka filluar ditën e hënë. Këshilli Grevist i Kolegjiumit të Kirurgëve te QKUK-së përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ndonëse greva që ka filluar ditën e hënë është nderprerë pas 24 orëve, ata janë detyruar ta rifillojnë atë përsëri. “I nderuari Kryeminister i Kosoves Z. Ramush Haradinaj. Duam të ju informojmë se nga data 17.12.2018 Kolegjiumet Profesionale të Kirurgëve të QKUK-së, duke parë neglizhencën e premtimeve të dhëna kohë më parë parë ka pezulluar grevën, detyrohemi të Rifillojmë Grevën me kerkesën e njëjtë dhe të vetme”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …