Stafi shëndetësor paralajmëron pasoja të shumta negative nëse vije deri te mbingarkimi i sistemit shëndetësor dhe kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal dhe respektim rigoroz të të gjitha masave që të mos vije deri te mbingarkesa e sistemin tonë shëndetësorë. Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha ka përkujtuar se klinika në të cilën ajo punon, ka që tetë muaj që është duke punuar dhe duke u ballafaquar me virusin. Prandaj i gjithë stafi shëndetësorë është tani më i lodhur dhe e ka të pamundur që të përballoj nëse vije deri te mbingarkesa e sistemit shëndetësor. Edhe infektologu i shquar, Salih Ahmeti ka lutur të gjithë qytetarët që të kenë kujdes maksimal. “Pacientët të cilët kanë infeksionin me Covid-19 është e preferueshme që të ju përmbahen sugjerimeve të mjekëve, pacientët me forma mesatarisht të rënda dhe të rënda duhet të lajmërohen sa më shpejtë te mjeku përkatës, në mënyrë që trajtimi të fillojë me kohë dhe të jetë i hershëm” ka porositur infektologu, Salih Ahmeti. Mjekët kanë këshilluar qytetarët që ta ruajnë në maksimum veten e tyre pasi kjo është ndihma më e mirë që mund të ua bëjnë mjekëve që të kenë kohë të mjaftueshme për të ju përkushtuar rasteve më të rënda.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …