Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Serbi, Nemanja Staroviq ka paralajmëruar se disa nga masat që ka paraparë qeveria e Serbisë ndaj Kosovës, do të fillojnë të aplikohen në fillim të muajit nëntor. Ai ka theksuar më tutje se pakoja e masave e miratuar nga Qeveria serbe “për t’i mbrojtur të drejtat e serbëve dhe interesat kombëtare e vitale shtetërore në Kosovë” është më gjithëpërfshirësja që ka ndërmarrë Serbia në 25 vjetët e fundit. “Kemi kërkesa të qarta për bashkësinë ndërkombëtare, që janë shumë mirë të argumentuara dhe të bazuara, dhe që përfshijnë rikthimin në ‘status quo ante’, pra në kohën para se Albin Kurti të shembte dhe rrëzonte Marrëveshjen e Brukselit me veprimet e tij njëanshme,” ka deklaruar ministri, Nemanja Staroviq për mediet shtetërore të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …