Sipas të dhënave statistikore, nga 169 komuna të Serbisë, më 2017, ka pasur rritje të popullsisë vetëm në Novi Pazar, Bujanoc, Sjenicë, Preshevë, Tutin dhe Novi Sad, shkruan “Politika” e Beogradit. Kjo gazetë alarmon se bëhet fjalë për shtim të popullsisë në ato komuna ku shumicë janë shqiptarët, boshnjakë e të tjerë, me përjashtim të qytetit më të madh të Vojvodinës, ndërsa grafikonet demografike tregojnë se Serbia ka shtimin natyror të popullsisë më të ulëtin në krahasim me të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë. Në Serbi brenda vitit vdesin 35 mijë deri 38 njerëz më shumë se që lindin, kështu që midis dy regjistrimeve të popullsisë ajo ka më pak 350 mijë deri 380 mijë banorë . Në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar në Serbi mesatarisht lindnin 160 mijë fëmijë në vit, ndërsa tani përgjysmë më pak. Po ashtu atëherë mesatarisht brenda një viti vdisnin 60 mijë njerëz, kurse tash kjo shoferë ka arritur në 100 mijë. Sipas llogarive të demografëve, nëse vazhdojnë trendet aktuale demografike, më 2061 Serbia do të ketë tre milionë njerëz më pak se sot.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …