leoni

Statuja e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair do të inaugurohet sot, në Ferizaj

Statuja e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair do të inaugurohet sot, në Ferizaj

Statuja e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe,  Tony Blair do të inaugurohet sot në Ferizaj. Ajo  ka një vit që është  planifikuar dhe është financuar nga banorët, biznese e diaspora. Ky aktivitet pritet të mbledh emra të njohur për opinionin publik. Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blairin” është bartës dhe organizues i tërë projektit mbi ngritjen e shtatores së Tony Blair-it dhe organizimin e tubimit Inaugurues sot  në Sheshin “Tony Blair” në Ferizaj, duke filluar nga ora 14:00. Më shumë se 13,000 shqiptarë të Kosovës i vranë serbët,  në luftën e viteve 1998-1999. Tony Blair, i cili ishte kryeministër i Britanisë nga viti 1997 deri në vitin 2007, mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë për ta detyruar atë të tërhiqej nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …