Statusi i UÇK-së në Maqedoni, ende i pazgjidhur

Statusi i UÇK-së në Maqedoni, ende i pazgjidhur

Edhe 15 vjet pas përfundimit të luftës së vitit 2001, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni nuk e kanë të zgjidhur statusin e tyre. Kategoritë e luftës kanë mbetur si pjesa më e nëpërkëmbur e shoqërisë në Maqedoni, duke jetuar në kufirin e ekzistencës. Partia e drejtuar nga Ali Ahmeti gjatë fushatave zgjedhore premtonte se zgjidhja e statusit të veteranëve, dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së do të ishte në krye të prioriteteve. Por, BDI dhe organizatat e veteranëve në Maqedoni duket se janë dorëzuar në përpjekjet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështje. Kërkesa për zgjidhjen e statusit të ish-luftëtarëve të UÇK-së është shtruar edhe nga diplomatë perëndimorë, të cilët kërkojnë që kjo zgjidhje të jetë në pako dhe një formë pajtimi me zgjidhjen e statusit edhe të branitellave maqedonas. Përderisa lufta e ligjshme e shqiptarëve të Maqedonisë nuk po institucionalizohet, ish-luftëtarët e UÇK-së janë bërë cak i shpeshtë i vrasjeve nga policia ushtarake maqedonase, burgosjeve e arrestimeve të vazhdueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …