Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konfernecë për medie gjatë së cilës ka drejtuar kritika të shumta në adresë të Qeverisë Kurti. Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci vlersësoi se me kalimin e kohës, kriza ekonomike në Kosovë po vjen duke u thelluar e qytetarët po varfërohen. Në vend të dialogut social Qeveria ka imponuar injorimin institucional. “Të gjitha çmimet po vazhdojnë të rriten, e pagat nuk kanë lëvizur. Jeta çdo ditë e më shumë po shtrenjtohet. Në vend të dialogut social Qeveria ka imponuar injorimin institucional dhe kjo ka sjellë sot më shumë se kurrë pakënaqësinë më të madhe të qytetarëve dhe sindikatave të cilat po protestojnë vazhdimisht në kërkim të të drejtave elementare dhe të zgjidhjeve për t’i tejkaluar gjithë këto kriza. Qeveria nuk e ka pasur fajin për shtrenjtimin e çmimeve në tregjet e jashtme, por ajo ka shumë faj në politikat e brendshme, që s’po e merr as mundin minimal për të bërë zgjidhje. E qytetarët meritojnë zgjidhje” theksoi në mes tjerash, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …