Partia Demokratike e Kosovës mbajti konferencë për medie gjatë së cilës paraqiti vlerësimin e saj për seancën e sotme. Duke folur para gazetarëve, Blerand Stavileci theksoi se Partia Demokratike e Kosovës dënon presionet publike dhe private mbi deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si përpjekje për dirigjimin e votave të tyre. Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për abuzimet e vazhdueshme, që sot kryesuesi i seancës konstituive i ka bërë gjatë udhëheqjes së saj, duke treguar njëanshmëri dhe duke i ofenduar jo vetëm fituesit e zgjedhjeve, por edhe institucionin e Kuvendit të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për abuzimet e vazhdueshme, që sot kryesuesi i seancës konstituive i ka bërë gjatë udhëheqjes së saj, duke treguar njëanshmëri dhe duke i ofenduar jo vetëm fituesit e zgjedhjeve, por edhe institucionin e Kuvendit të Kosovës, deklaroi në mes tjerash Blerand Stavileci.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …