leoni

Stavileci shpalos objektivat për vitin 2017

Projektet që janë në zhvillim dhe projektet e reja që kemi planifikuar do t’i shpijnë në nivel tjetër zhvillimi të gjitha sferat e ekonomisë, që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. Këto komente kreu i MZHE-së i bëri gjatë një konference për media ku prezantoi sfidat dhe të arriturat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik si dhe prioritetet për vitin 2017, me theks të veçantë në sektorët si energjia, miniera, teknologjia e informacionit dhe komunikimeve elektronike dhe  ndërmarrjeve publike.

 

Energjia

Duke folur për sektorin e energjisë, Stavileci tha se projekti i TC ”Kosova e Re”, ndodhet në fazat e avancuara të negociatave dhe janë marrë vesh që gjithçka të përfundojë brenda tremujorit të parë të këtij viti. Sipas tij, gjatë negociatave ndër qëllimet kryesore që janë parashtruar ishin siguria e furnizimit dhe çmimi i pranueshëm dhe mbrojtja e mjedisit. Ai tha se teknologjia e cila do të përdoret do të jetë shumë miqësore ndaj mjedisit, faktikisht nuk do ta ndotë aspak atë dhe është në përputhje të plotë me Strategjinë e Energjisë dhe qëllimet të cilat i kemi bashkërisht me të gjithë partnerët të cilët e përkrahin këtë projekt.

“Ndoshta një nga të arriturat më të mëdha është që kemi arritur është që nga një strukturë që ka qenë ndërto, opero dhe posedo, ta kthejmë në modelin ndërto, opero dhe transfero. Pra, pas 20 vitesh ky termocentral do të jetë në pronësinë tonë’, tha ai.

Stavileci bëri të ditur se pas përmbylljes së gjithsej 9 marrëveshjeve komerciale të cilat do të nënshkruhen, pastaj nis faza më atraktive e projektit, të cilën do ta bëjë investitori amerikan në bashkëpunim me MZHE-në, BB, dhe partnerët e tjerë në mënyrë që të kemi garë sa më të madhe në mesin e ndërtuesve të termocentralit.

Më tej, Ministri Stavileci u ndal te korniza strategjike ku tha se gati është edhe drafti i strategjisë 10 vjeçare për energji 2017-2026, e cila është në pjesën e konsultave finale, të cilat kanë qenë derivat i kërkesës dhe konsultave që kemi pasur, sidomos nga partnerët tanë kryesorë, të cilët në plotëni mbështesin të gjitha projektet që lidhen me sigurimin e furnizimit me energji, zbatimin e masave të efiçiencës dhe diversifikimin e burimeve të energjisë.

Më pas Stavileci foli për projektet më të rëndësishme të kësaj fushe ku renditi interkonkesionin Kosovë –Shqipëri, e cili është bllokuar nga Serbia, por po bëhet ç’mos që në kuadër të Komunitetit të Energjisë të bëhet presion që ky problem të zgjidhet. Pastaj projekt tjetër me rëndësi është ai i tregut të përbashkët me Shqipërinë, derisa këtë vit pritet të nis edhe një hap i ri i bashkëpunimit me Shqipërinë atë të Bursës Energjetike.

Sa i takon kapaciteteve aktuale gjeneruese, i pari i MZHE-së, tha se TC ‘Kosova B’ do të rehabilitohet nga buxheti i shteti, ashtu siç planifikohet të ndodh edhe me Mihjen e re.

“Fondi i Efiçiencës që pas shumë vitesh kemi arritur që ta buxhetojmë, pra këtë vit në MZHE është edhe programi për Fondin e Efiçiencës, një kërkesë e kamotshme, një nevojë, deri diku edhe një obligim që ne e kemi nga partnerët ndërkombëtarë, sidomos nga TKE nga KE”, tha ai.

Ndër projektet me rëndësi u përmend edhe krijimi i (One Stop Shop) për burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe fizibiliteti për gaz-përçuesit së bashku me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë të Shqipërisë.

Teknologjia e informimit dhe komunikimeve elektronike

Në fushën e teknologjisë së informacionit dhe e komunikimeve elektronike, Stavileci foli për 7 projekte. I pari që është arritur është buxhetimi i Fondi për Teknologjinë e Informacionit, në bazë të një koncept dokumentit dhe të Strategjisë zhvillimore për sektorin e IT-së, ku janë buxhetuar dy milionë euro në buxhetin e MZHE-së.

Projekti i ardhshëm është ai i parkut digjital, për të cilin tashmë janë identifikuar disa hapësira dhe mendoj që do të jenë një ndihmesë e jashtëzakonshme për sektorin e këtij komuniteti”, tha ai. “Ne si shtet po hymë dalëngadalë në epokën e ekonomisë digjitale dhe mendoj se kjo ekonomi më shumë sesa asnjë lloj tjetër deri më sot nuk i përshtatet më shumë karakteristikave sidomos demografike që ne i kemi”, tha ai, duke nënvizuar moshën e re, njohjen e gjuhëve të huaja dhe përshtatshmërinë ndaj teknologjisë së informacionit.

Sipas tij, mjafton kreativiteti, imagjinata e të rinjve dhe të rejave tona të vihet në shërbim të sektorit privat, të inovacionit, të cilat pastaj i vëmë në funksion shumë procese jo vetëm brenda sektorëve të caktuar të tij, por edhe të ekonomisë në Kosovë por edhe ndërkombëtare.

“Projekt tjetër është ai i krijimit të qendrave të ekonomisë kreative dhe inovacionit, për të cilin gjatë këtyre ditëve do ta kemi një koncept dokument nga Mikrosoft, do ta gjejmë formën se si do ta zbatojmë. Sipas të gjitha gjasave do të shkojmë edhe këtu me një model PPP”, tha Stavileci.

Minierat

Sa i përket sektorit të minierave, Stavileci ka vlerësuar se Ligji për Trepçën është një mburrje për të gjithë, ngase vjen si rezultat i punës së të gjitha palëve me një  konsensus nga të gjithë për ta bërë më të mirën që kemi mundur për një gjigant, i cili për një kohë të gjatë është ballafaquar me sfida të ndryshme.

Sipas tij, tre hapat në vijim janë: Krijimi  Bordit të Ndërmarrjes, hartimi i Statutit të ndërmarrjes dhe regjistrimi i saj në regjistrin e ndërmarrjeve në Ministrinë e Tregtisë dhe Indistrisë.

“Menjëherë do t’i përvishemi punës dhe nga muaji i ardhshëm  Trepça do të prezantohet për herë të parë në Konferencën më të madhe në botë për miniera dhe minerale, në mënyrë që ato zotime që kemi marrë që pjesa më e madhe e tyre reflektohet edhe në kuadër të ligjit për Trepçën të bëhen realitet”, th ai, duke shtuar se angazhim tjetër do të jetë edhe avancimi socio-ekonomik i ndërmarrjes.

Ministri Stavileci tha se rishikimi i Strategjisë Minerare është njëri nga aktivitete tjera në këtë sektor, që njëherit është edhe kërkesë e komunitetit të donatorëve, por edhe një domosdoshmëri. “Ne kemi 11 Zona të interesit ë veçantë dhe kemi shumë potenciale tjera të cilat mund të vihen në funksion, sidomos me kornizën e re ligjore, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për investime strategjike”, tha ai dhe shtoi se edhe në këtë sektorë do të ndryshohet ritmi i zhvillimit, që i kontribuon rritjes së prodhimit, zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Projekt tjetër në këtë sektor është edhe krijimi i një One Stop Shop edhe për sektorin minerar që do të jetë në interes të sektorit privat.

Ndërmarrjet Publike

Ministri Stavileci pohoi se aktiviteti kryesor për këtë vit në kuadër të agjendës për ndërmarrjet publike do të jetë një ligj i ri, i cili do të reflektojë nevojat bashkëkohore që kanë ndërmarrjet publike në raport me shërbimet që ato i ofrojnë për qytetarët e vendit tonë, por mbi bazën e një koncepti të mirëfilltë të qeverisjes korporative.

“Sot do ta kisha vënë vëmendjen te dy projekte madhore, njëri që tashmë është përfunduar dhe që muajin tjetër do të inaugurohet, Fabrika e ujit në Shkabaj dhe tjetra në Badovc, ku do të përfitojnë 450 mijë konsumatorë direkt e 500 mijë të tjerë indirekt”, tha ai.

Po ashtu, sipas tij, projekt tjetër është edhe Interkonektiviteti, që lidhet me agjendën e Berlinit pra projekti i linjës së 10 hekurudhore që e lidh Kosovën me Maqedoninë dhe Serbinë, një investim 200 milionë euro në modernizimin e kësaj linje i cili do të financohet nga dy institucione prestigjioze ndërkombëtare pra BERZH si dhe Banka Evropiane Investime por edhe partnerët e tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …