leoni

Stefanoviq: Në Kosovë nuk do të paraqitet askush që do të mund të arrestojë presidentin e Serbisë

Stefanoviq: Në Kosovë nuk do të paraqitet askush që do të mund të arrestojë presidentin e Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka paralajmëruar se askush nuk guxon të bëjë përpjekje për të arrestuar gjatë vizitës në Kosovë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai ka theksuar më tutje se le ta harrojnë përsëritjen e skenarit kur u arrestuar Marko Gjuriqi. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka shtuar më tutje se të gjitha institucionet ndërkombëtare janë të njoftuara lidhur me vizitën e kreut të shtetit serb në Kosovë dhe porositi se ato janë të obliguara që gjithçka të kalojë në mënyrën më të mirë. Në Kosovë nuk do të paraqitet askush që do të mund të arrestojë kreun e shtetit serb. Nuk dua të tregoj publikisht se çfarë do të bëjmë por nuk do të rrimë duarkryq dhe atë që mund ta garantoj është se nuk do të paraqitet askush që mund ta arrestojë në Kosovë presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …