Zëdhënësi i qeverisë gjermane Shteffen Hebestreit bën thirrje që grindja për targat të mos e pengojë dialogun e normalizimit, duke kërkuar që Asociacioni të hyjë në axhendën e dialogut. “Qeveria gjermane është e zhgënjyer që kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, nuk arritën të hënën të bien dakord për një zgjidhje të krizës aktuale”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Shteffen Hebestrait, në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane, duke iu përgjigjur kështu një pyetjeje të Dojçe Veles. “Bisedimet me shefin e politikës së jashtme të BE-së, Borrell, por edhe me Lajçakun, për targat e vjetra serbe në Kosovë përfunduan pa rezultat”, shtoi ai. Zëdhënësi i Qeverisë gjermane apeloi te qeveria e Kosovës që të mos vërë gjoba në këtë periudhë. Në këtë kontekst, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos ndërmarrë asnjë masë ekzekutive që ka të bëjë me shkëmbimin e targave, në mënyrë që të mos pengohet një zgjidhje e qëndrueshme, saktësoi Shteffen Hebestreit
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …