Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter
Steinmeier ka deklaruar se ‘Evropa duhet të rimarrë kontrollin e kufijve të saj”.
Ky koment vjen pas raportimeve se pasaporta të falsifikuara siriane tashmë
ndodhen në duart e elementeve të infiltruara të ISIS-it. “Është e rëndësishme që të kemi më
shumë kontroll ndaj atyre që hyjnë dhe dalin në Evropë”, ka deklaruar ministri
Steinmeier. Qysh prej
sulmeve të fundit terroriste në Paris, në BE është përhapur shqetësimi se
militantët e Shtetit Islamik kanë hyrë në Evropë të maskuar si refugjatë. Këtë shqetësim
e ka ngritur edhe ministri i Brendshëm i landit të Bavarisë, i cili ka folur për
pasaporta false të refugjatëve sirianë, të cilët dyshohet se mund të kenë
kontakte me ekstremistët e Shtetit Islamik.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti mendon se mërgimtarët e kanë ngatërruar regjistrimin e popullsisë me regjistrimin për votim
Kryeministri, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgatës që të regjistrohen për të votuar në …