Forca e Sigurisë së Kosovës me 330 ushtarë, do të jetë pjesë e stërvitjes “Defender-Europe 21”, ushtrimet e së cilës në Kosovë do të zhvillohen prej sot deri më 29 maj dhe arena e trajnimeve do të jetë në fshatin Babaj i Bokës në Gjakovë. Kosova është një prej 16 vendeve pritëse të “Defender Europe 21”, që është një stërvitje e përbashkët mbrojtëse shumëkombëshe e drejtuar nga ushtria amerikane. Në “Defender-Europe 21”, marrin pjesë 27 shtete me mbi 28 mijë ushtarë. Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ditë më parë tregoi qëllimet kryesore të FSK-së si pjesëmarrëse e një stërvitje të tillë e që është që edhe ne të marrim përgjegjësinë në të ardhmen që t’i validojmë njësitë tonë me njerëzit tanë. Ushtrimi do të jetë i fokusuar në Aeroportin e Gjakovës, ndërsa trajnimet do të zhvillohen edhe në Babaj të Bokës. Qytetarët gjatë kësaj periudhe kohore do të vërejnë lëvizje të shtuar të automjeteve ushtarake, të ushtarëve, të partnerëve por edhe të FSK-së. Ministri Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se pjesëmarrja e FSK-së në “Defender-Europe 21”, dhe fakti që është një prej 16 vendeve pritëse, dëshmon partneritetin e fuqishëm që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …