Ish-këshilltari i kryetarit amerikan, Donald Trump, z Steve Bannon, u arrestua nga policia e Shtetit, i akuzuar lidhur me keqpërdorim të parave për ndërtimin e murit Amerikë-Meksikë. Departamenti i Drejtësisë ka bërë të ditur se Bannon dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë mashtruan rreth qindra mijëra donatorë, përderisa dëmi vlerësohet të kap shumën e 25 milionë dollarëve, raporton CNN. Duke folur në Shtëpinë e Bardhë rreth një orë pas arrestimit të 66-vjeçarit, presidenti tha se ndjehej keq me veprimet e këshilltarit të tij. “Unë nuk jam marrë me të për një periudhë të gjatë kohore”, tha Trump, duke përmendur edhe faktin se ai ishe përfshirë në fushatë, një pjesë të vogël të administratës së tij por shumë kohë më parë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …