Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka treguar bisedën që e ka pasur muaj më parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, si dhe qasjen e tij lidhur me rajonin e Ballkanit. Me këtë rast, ai ka folur konkretisht për Kosovën, duke thënë se ajo nuk është më prioritet i lartë Shtëpisë së Bardhë të paktën jo sikur ka qenë në vitin e 1999. “Të mos ju mbetet hatri miqve tanë amerikanë, por e përsëris edhe njëherë, Kosova që një kohë të gjatë ka dalë nga radarët e prioriteteve amerikane. Nuk them se nuk brengosen fare për rajonin, për ne, për Kosovën, megjithatë Kosova nuk është prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe nuk do të jetë kurrë më shumë siç ka qenë gjatë periudhës së vitit 1999”, tha Pendarovski, i cili thotë se i ka kërkuar kryetarit amerikan Bajden që për ambasadorë në vendet e rajonit, të emërojë persona që e njohin mentalitetin e politikanëve të vendeve të rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …