Stevo Pendarovski: Shqipëria është partnere e Maqedonisë në NATO dhe nuk paraqet kërcënim të sigurisë për vendin

Stevo Pendarovski: Shqipëria është partnere e Maqedonisë në NATO dhe nuk paraqet kërcënim të sigurisë për vendin

Kryetari i Maqedonisë së veriut, Stevo Pendarovski, ka deklaruar se nuk sheh asgjë të keqe nga takimi i liderëve politik shqiptarë të Maqedonisë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi Shqipëria është partnere e Maqedonisë në NATO. Ka kaluar koha kur duhej të shohim proceset politike ose ngjarjet, takimet që ndodhin në Tiranë si kërcënim të sigurisë për ne. Republika e Shqipërisë bashkë me ne nisi bisedimet për anëtarësim në BE. Nuk kam asnjë dyshim në qëllimet e kryeministrit shqiptar, që e njoh mirë, e njihni edhe ju. Nuk mendoj se atje krijohen skenare anti-maqedonase”, tha mes tjerash kryetari i Maqedonisë, Stevo Pendarovski.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …