Stevo Pendarovski thotë se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ‘vdekur’ ende

Stevo Pendarovski thotë se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ‘vdekur’ ende

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se ideja për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ‘vdekur’ ende. Pendarovski ka thënë se kjo ide vazhdon të diskutohet nga politikanë e ekspertë të rajonit. “Jo, ende jo (nuk ka vdekur ideja e shkëmbimit të territoreve). Ju e dini që kjo ide erdhi publikisht nga nivelet më të larta të mundshme politike, erdhi nga ish-këshilltari për Sigurinë kombëtare i presidentit amerikan, z. John Bolton. Ai tashmë nuk është pjesë e administratës për arsye krejt të tjera, por aty-këtu dëgjoj njerëz nga rajoni, politikanë, ekspertë, që ende rreken me këtë ide”, -tha Pendarovski, ndërsa ka theksuar se “kjo është ide e rrezikshme”, ka thënë ai. Ai ka thënë se mënyra për t’i bindur bashkëbiseduesit, gjegjësisht Kosovën dhe Serbinë, se kjo është një ide e rrezikshme, është se shpërndarja etnike e popullsisë në rajon nuk guxon të ndodhë pasi që ajo sjell efektin domino.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …