Zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq ka deklaruar sot se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe siç është arritur me marrëveshjen në Bruksel, do të ishte një arsye për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. “Pra kur e shohim një vullnet të qartë dhe konkret që të fillojë procesi i themelimit të Asociacionit ashtu siç edhe është me marrëveshje, jo me improvizime dhe trillime të reja, atëherë do të ishte një arsye e ligjshme që ne të kthehemi në institucione dhe të punojmë për atë që është më e rëndësishme për ne”, ka thënë Stojanoviq për agjencinë e lajmeve Tanjug.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …