Stojanoviq

Stojanoviq i quan akte “fashiste” pretendimet e studentëve për largimin e kishës nga pronat e Universitetit

Zëvendës-kryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq ka akuzuar qeverisjen komunale të Prishtinës, e cila sipas rezonimit së tij paska tejkaluar kompetencat e saj rreth kishës serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës, duke ndërhyrë në të drejtat pronësore të kësaj kishe si dhe në lirinë fetare. Është e qartë se ka ekstremistë, se ka fashistë të cilët janë duke luftuar për të mos përfunduar ky tempull, por kjo nuk është asgjë e re. Zëvendësi serb i Isa Mustafës i quan akte fashiste pretendimet e studentëve për ta lagruar kishën e Milosheviqit nga prona e Universitetit dhe Isa Mustafa nuk reagon, ashtu sikur nuk kishte reguar as kur një ish-ministër i tij, serb,  i kishte quajtur egërsira nënat e Gjakovës, që ende nuk dinë për fatin e më të dashurve të tyre, të kidnapuar nga regjimi i Milosheviqit i cili kishte  ndërtuar edhe Kishën e tij në pronat e Universitetit të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …