Mediet serbe kanë kaluar në një
fushatë të organizuar të raportimit të çfarëdo incidenti që tagenton serbët në
Kosovë. Duke shfrytëzuar incidentin akoma të pasqaruar në fshatin Gorazhdec,
zëvendëskryeministri nga radhët e Listës ‘Srpska’, Branimir Stojanoviq
pretendon se “sulmet ndaj popullatës serbe kanë tejkaluar çdo masë”. “Aktorët e
veprave penale, në shoqërinë demokratike nuk mund të jenë të panjohur, në të
kundërtën kjo demokraci vihet në pikëpyetje”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga
zyra e zëvendëskryeministrit, Stojanoviq. Ai më tej, ka theksuar se ka
‘provokime’, ‘frikësime’, ‘sulme të armatosura’ e ‘dëmtim të përmendoreve”.
Sipas kumtesës, zëvendëskryeministrit serb në Qeverinë e Kosovës, edhe njëherë
i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, që përmes ndikimit në Polici, t’i
gjejë dhe t’i dënojë autorët e këtyre rasteve.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …