Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë për mbështetjen e dhënë me vendimin për dërgimin e përforcimeve në Kosovë. Gjatë një takimi me presidentin Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë për mbështetjen e dhënë me vendimin për dërgimin e përforcimeve në Kosovë. “Unë do të doja të falënderoja Turqinë për përforcimet që kanë vendosur të dërgojnë në Kosovë, pas trazirave të fundit në rajon”, deklaroi Jens Stoltenberg për gazetarët pas takimit me dyer të mbyllura me presidentin Erdogan në Pallatin Dolmabahçe. Gjatë takimit të dy zyrtarët diskutuan edhe disa çështje të rëndësishme që do të diskutohen në korrik në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë. Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Anadolu”. Ndër këto janë mbështetja e vazhdueshme e NATO-s për Ukrainën, forcimi i masave të parandalimit dhe mbrojtjes, si dhe rëndësia e pranisë së NATO-s në Kosovë, shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se rrjeti i shpërndarjes dhe transmisionit ka arritur kapacitetin maksimal mbi 1400 MW
Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se rrjeti i shpërndarjes dhe transmisionit ka arritur …