Stoltenberg: Jemi këtu për të parandaluar luftën

Stoltenberg: Jemi këtu për të parandaluar luftën

NATO është tash në Kosovë për të ndihmuar stabilitetin dhe për t’iu shmangur dhunës, ka thënë shefi i Aleancës Veri-atlantike Jens Stoltenberg. Ai u ka thënë mediave serbe se NATO është e vetëdijshme se në Ballkan ka tensione dhe se “atje mund të vijë deri të dhuna dhe lufta”. “Kjo në të ardhmen duhet të parandalohet, prandaj përshëndesim partneritetin me vendin tuaj dhe është e rëndësishme për ne anëtarësimi i disa vendeve përreth, në mënyrë që t’i shmangemi situatave të pakëndshme nga e kaluara”, ka thënë Stoltenberg, transmeton KosovaPress. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s deklaroi se stërvitjet ushtarake me Rusinë dhe statusi i qendrës humanitare në Nish janë çështje e Serbisë. “Është e rëndësishme që secili shtet të zgjedhë rrugën e vet, respektojmë kur shtete dëshirojnë të bëhen anëtare, por edhe vendimin tuaj që të mos jeni pjesë e Aleancës, pasi që jeni shtet sovran”, ka thënë Stoltenberg. Duke folur për vendimin e Serbisë për të kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë, shefi i NATO-s tha se Aleanca respekton vendimet, të cilat i merr Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …