Stoltenberg

Stoltenberg: Kurtit dhe Vuçiqit iu kërkova që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund ta përshkallëzojë situatë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në lidhje me situatën aktuale në veri të Kosovës. Stoltenberg, thotë se u ka kërkuar të dyja palëve që të përmbahen nga përshkallëzimi i situatës. “U kërkova të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të shkaktojë përshkallëzim të situatës. Dialogu është e vetmja rrugë për të ecur përpara. NATO mbetet vigjilentë”. Edhe Bashkimi Evropian u bëri thirrje të hënën Kosovës dhe Serbisë të gjejnë një zgjidhje, siç u tha, evropiane, për të zbutur tensionet në terren, pasi përfaqësuesit e serbëve në veriun e Kosovës braktisën institucionet e vendit, pas mospajtimeve rreth vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …