Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se ai, më 17 gusht do të mbajë takime të ndara, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sipas njoftimit zyrtar Stoltenberg fillimisht do të takohet me Vuçiçin dhe më pas me Albin Kurtin. Këto takime do të mbahen vetëm një ditë para radhës së bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ftesa e përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borrell për Kurtin dhe Vuçiçin, erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të qeverisë që kishin të bënin me dokumentet dhe targat serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …