Stoltenberg

Stoltenberg: NATO respekton neutralitetin ushtarak të Serbisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar pas takimit me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, se Serbia është një eksportues i stabilitetit në rajon. Mediet në Serbi saktësojnë se Stoltenberg  ka thënë se, Aleanca Veri-Atlantike respekton neutralitetin ushtarak të këtij vendi dhe shprehu keqardhje për viktimat e pafajshme të fushatës së NATO-s, apo bombardimit të Jugosllavisë së atëhershme. Shefi i NATO-së në një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e ekzekutivit serb theksoi po ashtu se qëllimi dhe objektivi i fushatës ajrore të NATO-s në vitin 1999 ka qenë mbrojtja e civilëve, që përfundoi me sukses.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …