Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pranoi të martën rëndësinë e shqetësimeve të Turqisë për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në aleancën e mbrojtjes, duke përsëritur se ajo është një “aleat i rëndësishëm i NATO-s” dhe vendi që është dëmtuar më shumë nga sulmet terroriste. Shefi i NATO-s e tha këtë në fjalën drejtuar Forumit Ekonomik Botëror, i njohur edhe si “Samiti i Davosit”, që mbahet në Davos të Zvicrës. Duke thënë se hyrja e Suedisë dhe Finlandës në NATO do të rrisë sigurinë kolektive, Jens Stoltenberg shtoi se kjo do të forcojë edhe lidhjen Bashkimi Evropian-NATO. Shefi i NATO-s solli në kujtesë edhe kërkesën që Rusia i kishte bërë NATO-s për një marrëveshje të detyrueshme duke i dhënë ultimatum aleancës me pretekstin se Moska nuk dëshironte të kishte në kufijtë e saj më shumë anëtarë të NATO-s. (TRT Shqip)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …