leoni

Stoltenberg propozon që procedura e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë të thjeshtëzohet

Në fillim të samitit të NATO-s, i cili po i zhvillon punimet në Vilnius të Lituanisë, Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, tha se do të propozojë që procedura e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë, të thjeshtëzohet. Ai tha se do t’u propozojë aleatëve që t’i mundësojnë Ukrainës kapërcimin e të ashtuquajturit Plan i Veprimit për Anëtarësim, i cili përfshin reformat ekonomike dhe politike që një vend kandidat duhet t’i përmbushë, përpara anëtarësimit të plotë. “Po bëhet gjithçka për ta afruar Ukrainën më pranë anëtarësimit në NATO”, tha Stoltenberg. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se pajtohet me terminologjinë që ka përdorur Stoltenberg për të ardhmen e Ukrainës në NATO. Sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të ishte “absurde” nëse Ukrainës nuk i jepet një afat kohor për anëtarësimin në aleancë. Ukraina, e cila ndodhet nën pushtimin rus qysh më 24 shkurt të vitit të kaluar, kërkon të bëhet pjesë e NATO-s, por përderisa lufta vazhdon, e ardhmja e kësaj ambicieje nuk është e qartë. /REL

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …