Stoltenberg: Rusia të respektojë hapësirën ajrore të NATO-s dhe të bëjë lëvizje të përgjegjshme

Sekretari i Përgjithshëm, NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se edhe pse i kanë tërhequr me herë të tëra vëmendjen, Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë. Ai e ftoi Rusinë të respektojë hapësirën ajrore të NATO-s si dhe të bëjë lëvizje të përgjegjshme. Stoltenberg, në një deklaratë në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore të Turqisë nga avioni rus ka deklaruar se ngjarjet e mëparshme treguan se sa i rrezikshëm është një veprim i tillë”. Duke bërë përgjegjës Rusinë Stoltenberg e ftoi atë të jetë më e përgjegjshme në veprimet e saj. “Në mënyrë që të mos përsëriten më raste të tilla Rusia duhet të marrë masat e nevojshme. Krijimi i një kontakti të drejtpërdrejtë mes Turqisë dhe Rusisë është një hap i mirëpritur. Bëj thirrje për gjakftohtësi. NATO mbështet tërësinë territoriale të aleatit të saj. Ndërkohë që vendet anëtare të NATO-s vazhdojnë të forcojnë kufirin e Turqisë është marrë vendimi për rritjen e pranisë së avionëve monitorues AWACS në dhjetor. Ky vendim është marrë përpara zhvillimit të kësaj ngjarjeje”, ka deklaruar ai.


 


2. 2. 2016


 


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se duhet të arrihet  një marrëveshje politike para 17 shkurtit. “Ne do t’i reflektojmë këto diskutime edhe brenda nesh. Të gjitha që i kemi dëgjuar do t’i reflektojmë edhe në partneritet me kolegët tanë opozitarë. Shpresoj shumë se një marrëveshje politike do të ndodhë në Kosovë, sidomos para 17 shkurtit. Ne jemi shumë të interesuar që të ketë lëvizje para 17 shkurtit. 17 shkurti është një datë interesante, është kthesë, është situatë për të avancuar në politikë”, ka thënë Haradinaj.  Duke folur për protestën e paralajmëruar nga opozita më 17 shkurt, ai ka thënë se distancohen prej çfarëdo dhune në protestë. “Pra, protesta e ardhshme e 17 shkurtit, është paqësore, do të jetë në respektim të Republikës, simboleve. Nuk parashihet ndonjë dalje prej asaj çfarë jemi”, është shprehur Haradinaj.


 


Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale iu bën të ditur të gjithë veteranëve luftëtarë, se në vazhdimësi është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të përmbushjes së obligimeve ligjore. Në këtë kuadër, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale mirëpret të gjitha kërkesat legjitime në këtë proces.  Njëkohësisht, dëshirojmë të informojmë të gjithë përfaqësuesit legjitim të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, se ky është një proces kompleks që kërkon veprime në rrafshin e verifikimit, menaxhimit dhe implementimit të skemës ligjore, dhe në këtë kuadër ritheksojmë që kushdo që plotëson kriteret do të përfitojë nga skema e paraparë. Në funksion të transparencës institucionale dhe publike, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale konfirmon realizimin progresiv të skemës dhe obligimeve që dalin prej saj. Gjatë muajit dhjetor janë paguar 13.324 pensione të veteranëve luftëtarë, kurse gjatë muajit janar janë paguar 14.923 Veteranë Luftëtarë, derisa edhe 3400 janë në proces të verifikimit, që nënkupton krahasimin e të dhënave me ATK, TRUST, kompletimin e dosjes, hapjen e llogarive bankare ka thënë ministri Abrashi.


 


Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për zbatimin e mundësisë së hetimit të vecantë të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili dyshohej për vepër penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar – nënshkrimin e gjyqtarit amerikan të Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan. Kjo do të thotë që procedurat e ngritur nga prokuroria ndaj tij, janë ndërprerë, Një panel i Gjykatës Themelore të Prishtinës-Departamenti për Krime të Rënda, ka gjetur, në aktvendimin e vetë, se kërkesa e prokurorisë Speciale për “zbatimin e mundësisë së hetimit të vecantë, është e pabazuar dhe si e tillë nuk mund të pranohet dhe rrjedhimisht refuzohet, për shkak se cështja në fjalë ka të bëjë me imunitet funksional të Kryetarit dhe Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetueses të Republikës së Kosovës”.


 


Po bëhen  18 vjet pas përfundimit të luftës dhe shumë qytetarë të Kosovës të vrarë mizorisht nga forcat serbe ende rezultojnë të zhdukur. Janë më shumë se 1 mijë e 600 trupa  të vrarë fati i të cilëve nuk dihet ende. Janë po ashtu rreth 300 mbetje mortore të tjera të cilat gjenden në Morgun e Prishtinës,  identiteti i të cilëve ende nuk është zbuluar. Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, kërkon nga shteti serb t’i hapë dosjet dhe të tregojë se ku janë të varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Me palën serbe është grupi punues, i cili po merret, jemi duke dialoguar lidhur me gjetjen e fatit të personave të zhdukur. Tash në mars do të mbahet takimi i radhës, dhe  normalisht ne do të insistojmë që pala serbe të na jap përgjigje lidhur me  informacionet  tona të mëparshme. Do të vazhdojmë të bëjmë presion që të hapen arkivat. Do të hulumtohen arkivat e Serbisë, ka thënë Gjetaj për mediet.


 


Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, filloi aksioni humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, me moton: “Një pikë gjak për shpëtimin e një jete”, në organizim të Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, Departamentit të Mjekësisë të MFSK-në, dhe në realizim të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës dhe të Kompanisë së Mjekësisë të FSK-së, i cili aksion do të vazhdojë (për dy javë) në të gjitha kazermat e FSK-së. FSK-ja ka një traditë të organizimit dhe të dhurimit humanitar të gjakut, jo vetëm gjatë aksioneve të rregullta, por edhe jashtë këtyre organizimeve, na thotë Fadil Rrahmani, menaxher i marketingut në Qendrën  Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës. Ai shtoi se pjesëtarët FSK-së, por edhe stafi civil edhe jashtë këtyre organizimeve vullnetarisht japin gjak çdo herë që qytetarët e Kosovës kanë nevojë për të. Kjo u dëshmua edhe sot, ku pjesëtarët e FSK-së po presin në radhë për të dhuruar gjak. FSK-ja është donatori më i madh i dhurimit të gjakut për Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, u shpreh ai.


 


Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi priti në një takim ish komisionerin e Bashkimit Evropian për Bujqësi dhe ish ministër i Bujqësisë së Austrisë, Franz Fishler. Ai shoqërohej edhe nga ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Fandler.


Ministri Krasniqi e informoi zotin Fischler për politikat programore në bujqësi dhe ndikimin që ato kanë pasur në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi dhe avancimin e bujqësisë si sektor me mjaft potencial. Ministri theksoi se bujqësia është një prioritet i qeverisë dhe mbështetja është rritur dukshëm në vitet e fundit, gjë që ka sjellë edhe rritje të prodhimit, duke ndjekur kështu synimin që të zëvendësohet importi dhe të shtohet sa më shumë konsumi i prodhimeve vendore. Nga ana e tij, zoti Fishler vlerësoi angazhimin e Qeverisë që këtë potencial që ekziston në bujqësi ta kthejë në vepër. Ai tha se bujqësia është një nga fushat ku Kosova duhet të ketë fokus të madh dhe për këtë ai shtoi se mbështetja e tij nuk do të mungojë, në drejtim të avancimit të politikave dhe proceseve integruese.


 


Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka bërë të ditur se në moshën 96-vjeçare është ndarë nga jeta, akademiku dhe historiani i mirënjohur shqiptar, Kristo Frashëri. Ai ndërroi jetë mbrëmjen e 31 janarit, nga një vdekje natyrale. Homazhet për akademikun do të mbahen më 3 shkurt në Akademinë e Shkencave. Akademia shpreh ngushëllimet e saj për familjen Frashëri. “Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella fëmijëve, familjarëve e të afërmve për humbjen e këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare”, thuhet në njoftim. Profesor, Kristo Frashëi ka lënë një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin mbi  Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.  Dr. Kristo Frashëri i takon plejadës së historianëve më të çmuar më realistë shqiptarë të kohës sonë.


 


Veteranja e UÇK-së,  Shyhrete Luma nga Gjakova, është 40-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve dhe e diagnostikuar me kancer. Operacioni të cilin e ka kaluar në Prishtinë, i rezultoi pa sukses, ndërsa thotë se shërimin mund ta gjej jashtë vendit, konkretisht në Gjermani.Mundësitë financiare të saj nuk lejojnë që ajo ta kryejë operacionin në Gjermani, prandaj njerëzit e vullnetit të mirë mund ta ndihmojnë. Shyhrete Luma ishte edhe pjesëtare e UÇK-së, në batalionin e mjekësisë në Zonën e  Dukagjinit, tash veterane e UÇK-së. Shyhrete Lumën mund ta ndihmoni në xhirollogarinë e saj  bankare dhe  mund ta kontaktoni edhe në numrin e telefonit: 044/301-949.


Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …