Jens Stoltenberg, kërkoi nga Rusia që t’i lirojë anijet dhe marinarët e Ukrainës, të ndaluar gjatë konfrontimit pranë Krimesë, më 25 nëntor. Konfrontimi në Detin e Zi midis Rusisë dhe Ukrainës dhe fati i marrëveshjes për raketa bërthamore pritet të dominojnë agjendën e takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel. Përpara takimit, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kërkoi nga Rusia që t’i lirojë anijet dhe marinarët e Ukrainës, të ndaluar gjatë konfrontimit pranë Krimesë, më 25 nëntor. “Nuk ka justifikim për këtë përdorim të forcës. Bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje. Rusia duhet t’i lirojë marinarët dhe anijet e Ukrainës”, tha Stoltenberg. Takimi i NATO-s po ashtu vjen në kohën e tensioneve të larta midis Uashingtonit dhe Moskës, pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, në tetor, se SHBA-ja do të tërhiqet nga Marrëveshja për Forca Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme Veprimi. Ky pakt dypalësh, i nënshkruar më 1987, i ka ndaluar raktetat me rreze të mesme. Trump ka thënë se SHBA do të tërhiqet pas shkeljeve të dyshuara të marrëveshjes nga ana e Rusisë. Moska i ka mohuar vazhdimisht shkeljet.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Hacker: Nisja e punës së Komisionit të Zgjedhur Evropian mund të shërbejë si përshpejtues i dialogut Kosovë-Serbi
Deputeti i Budestagut të Gjermanisë, Thomas Hacker, ka vlerësuar se deri atëherë nuk do të …