Samiti i Varshavës tejet të suksesshëm e me substancë të fuqishme, kështu ka vlerësuar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg “Sot ne kemi marrë vendime për të forcuar partnerët tanë dhe për të projektuar stabilitet përtej kufijve të aleancës. Në anën jugore ne kemi shtete të dështuara apo që po dështojnë. Miliona njerëz kanë mbetur pa shtëpi dhe pa shpresë si pasojë e grupit terrorist si Shteti Islamik”.Mungesa e stabilitetit ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në shoqëritë tona. Niveli i kësaj sfide kërkon që ne të ndërmarrim veprime”, ka thënë shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në konferencën e ditës së dytë dhe të fundit të Samitit të Varshavës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …