Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se mirëpret diskutimet mbi përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina për sulme brenda territorit të Rusisë, por ka theksuar se çdo vendim në lidhje me këtë çështje duhet të merret individualisht nga secili vend aleat. Stoltenberg ka shtuar se politikat e aleatëve në këtë çështje janë të ndryshme. Zelensky, ka kërkuar që kufizimet ndaj përdorimit të armëve me rreze të gjatë veprimi të hiqen, për të mundësuar Ukrainës që të kryejë sulme më të thella në territorin rus. Stoltenberg ka shpjeguar se, ndonëse rreziku është një aspekt i pashmangshëm i luftës, ai beson se rreziku më i madh për sigurinë e NATO-s, dhe aleatëve do të ishte nëse Vladimir Putin do të fitonte luftën në Ukrainë. Ndërkohë Putin, ka paralajmëruar se lehtësimi i përdorimit të raketave të tilla mund të përshkallëzojë konfliktin dhe të fusë Perëndimin në një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …