Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh shumë i zhgënjyer pse nuk është arritur marrëveshja për targat, gjatë bisedimeve në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, Ai ka treguar se ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe është shprehur shumë i zhgënjyer që nuk është arritur zgjidhje. BE-ja ka kërkuar një zgjidhje pragmatike në këtë çështje. “Fola me Josep Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget. NATO-ja dhe forcat e KFOR-it, mbeten vigjilent, ka shkruar Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kontrolloni gjithashtu
LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …